Koalicioni “Forumi Shqiptar” i kryesuar nga Nik Gjeloshaj ka siguruar 18 mandate nga 32 në zgjedhjet lokale të zhvilluara sot në Tuz.

Marketing

Fitorja është pritur me festë dhe entuziazëm nga mbështetës të shumtë, të cilët kanë pritur deri në fund numërimin e votave.

Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.

Marketing