Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovizionin e këtij viti, ka shitur trofeun e tyre për 900 mijë dollarë, për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Marketing

Trofeu u hodh në ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës, raporton BBC.

Duke folur gjatë një koncerti,anëtari i grupit Oleh Psiuk bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së.

Lufta ka detyruar gjithashtu më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, me qytete të kthyera në rrënoja.

Ndryshe grupi Kalush Orchestra e fitoi vendin e parë në Eurovision Song Contest 2022 me këngën “Stefania”.

Marketing