Ai i është referuar shpesh herë gjatë lojës së tij në BBV. Së fundmi mbrëmjen e të martës ku çoi në nominim veten me Maestron dhe Kristin.

Marketing

Tashmë Kevin Ted Jacobs, fitues i Big Brother Kanada 10, duket se është në dijeni për popullaritetin që ka marrë edhe në Shqipëri.

Ai ka reaguar në profilin e tij të Instagramit, duke e mbështetur publikisht Luiz Ejllin.

“Një përshëndetje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli po e dominon Big Brother VIP Albania dhe I dërgoj gjithë mbështetjen time”, ka shkruar ai.

“Përshëndetje nga Kanadaja për të gjithë ndjekësit e mi të rinj. Faleminderit shumë. E dua Shqipërinë, e dua Luizin sapo mora vesh për të. Luizi ka fansat më të mirë. Dukesh si një gjeni. Së shpejti do ju përgjigjem të gjitha mesazheve. Fituesi i Big Brother VIP do të jetë Luani Luiz”, vijon fituesi i Big Brother Kanada 10.

Marketing