Scenic summer view of the Old Port pier architecture with ships, yachts and other boats in the Old Town of Helsinki, Finland

Finlanda do të mbyllë kufijtë për turistët rusë nga mesnata e sotme, një lëvizje që pritet të çojë në një reduktim të ndjeshëm të trafikut ndërkufitar, sipas një njoftimi të qeverisë, shkruan Reuters.

Marketing

Sipas një deklaratë të ministrit të Jashtëm, Peka Haavisto në një konferencë për shtyp, rusët do të mund të hyjnë në vend për punë apo për të studiuar.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që autorizon qeverinë të ndalojë kamionët nga vendet perëndimore të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin rus.

Dekreti përfshin  kamionët që transportojnë mallra të regjistruara në vendet që kanë miratuar kufizime të ngjashme kundër Rusisë. Sipas dekretit, masat u miratuan në përgjigjë të veprimeve “jomiqësore” të shteteve të huaja kundër qytetarëve dhe subjekteve në Rusi.

Marketing