Vera në hemisferën veriore filloi sot në orën 11.13. Në të njëjtën kohë, dimri filloi zyrtarisht në hemisferën jugore.

Marketing

Për banorët e hemisferës veriore, vera fillon në momentin kur drejtimi i pjesës veriore të boshtit të Tokës është më afër Diellit. Në atë ditë, lartësia e diellit në mesditë është më e larta gjatë vitit.

Në të njëjtën kohë, dimri fillon për banorët e hemisferës jugore.

Në ditën e fillimit të verës, nata është më e shkurtra, dhe dita është më e gjata – do të zgjasë 15 orë e 36 minuta.

Vera zgjat deri më 23 shtator, kur fillon zyrtarisht vjeshta.

Foto: Albora.ch

Marketing