Festivali Sunny Hill po fillon sot, përkundër problemeve të shumta. Sunny Hill do të mbahet në Parkun e Gërmisë nga 4 deri më 7 gusht. Për dy vite me radhë nuk u mbajt pasi që shakatari i kësaj pauze të detyrueshme ishte Covid19. Për në këtë vit doli një rrezik tjetër, por fatmirësisht u tejkalua.

Marketing

Arsyeja pse ka qenë rrezik të mos mbahet fare në Kosovë është për shkak zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit, të paktën ashtu u aludua.

Nga Organizatorët ishte kërkuar që të që të merret në shfrytëzim një parcelë prej 17 hektarësh në Bërnicë të Poshtme, e cila i takon komunës së Prishtinës për 99 vjet, ku për ketë gjë nuk u pajtua Qeveria e Kosovës.

May be an image of 1 person and standing
Facebook/Dua Lipa në Prishtinë

Organizatorët e festivalit Sunny Hill vendosen që përkohësisht ky eveniment të mbahet në Tiranë. Këtë e konfirmuan edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, poashtu, edhe kreu i Tiranës, Erion Veliu.

Por, kjo nuk zgjati shumë, Sunny Hill u rikthye sërish Prishtinë.

Ndërkaq, këngëtarja me famë botërore, njëherësh edhe organizatorja e festivalit, Dua Lipa ka ateruar të martën në Kosovë. Ajo sot ka mbajtur një konferencë për media. Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe babai i saj Dukagjin Lipa, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me këtë rast, Komuna e Prishtinës dhe ‘Sunny Hill Foundation’ kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Featured Image
Konferenca për media

Kurse, ylli botëror, Dua Lipa deklaroi se ndjehet shumë mirë që në vendin e saj, ka mundësi të sjellë një festival të tillë.

“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën. Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja.

Yjet e festivalit

Në skenën e festivalit pritet të performojë Dua Lipa, ndërkaq nga yjet botërore do të jenë J Balvin, Skepta, si dhe Diplo.

J Balvin është këngëtarë kolumbian, i cili njihet për hitet e tij në gjuhën spanjolle. Ai u bë i famshëm në arenën ndërkombëtare, më këngët si “Mi Gente”, “Un Dia (One Day)” e cila është në bashkëpunim me Dua Lipën.

May be an image of 3 people and text that says 'GERMIA PARK 4・5・6·7 AUGUST 2022 PRISHTINA, KOSOVA SUNNYHILLFESTIVAL.COM DUA LIPA J BALVIN SKEPTA DIPLO SUNNY HILL FESTIVAL'
Facebook/ Sunnyhill

Skepta është reper më prejardhje nigeriane, fillimisht u bë i njohur në Britaninë e Madhe. Këngët e tij më të njohura janë “Shutdown”, That’s Not Me’

Diplo është Dj i njohur amerikanë, ai ka bashkëpunuar më artistët më të njohur botërorë.

Sigurisht që ai ka bashkëpunuar edhe me Dua Lipën. Diplo dhe Dua Lipa kanë krijuar super hitin “Electricity” në bashkëpunim me Mark Ronson.

Cilët janë yjet botërore që do të përformojnë?

Do të performojnë edhe Aj Tracay (reper nga Britania e madhe), Mahmood (këngëtarë italian, fitues i Eurovizonit), Dj Regard (Dj i njohur ndërkombëtar me prejardhje nga Kosova), Burak Yeter (Dj me prejardhje turke).

Cilët janë artisët shqiptarë që do të përforjmnë?

Disa nga yjet e skenës shqiptare që do të marrin pjesë janë: Azet, Elvana Gjata, Kida, Dhurata Dora, Yll Limani, Mc Kresha, Lyrics Son, Lluni, Ghetto Geasy, etij.

May be an image of text that says 'GERMIA PARK 4567 AUGUST 2022 SUNNYHILLFESTIVAL.COM PRISHTINA, KOSOVA 05AUGUST J BALVIN MAHMOOD DHURATA DORA AZET & ZUNA GHETTO GEASY COZMAN ONAT EMIR TAHA LAFAZANI ZWADA YON IDY EDON JIMPONG & FRIENDS SUNNY HILL FESTIVAL REPUBLIKA COMMUNICATIONS'
Facebook/ SunnyhillFestival

Rregullat e festivalit      

Organizatorët e festivalit kanë vendosur disa rregulla.

Secili pjesëmarrës në festival do të kontrollohet nga sigurimi.

Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete letërnjoftimin ose pasaportën, si dhe biletën e printuar apo digjitale.

Gjërat e ndaluara

Në ketë festival organizatorët kanë vendosur që të ndalohen disa gjëra.

Sipas tyre, gjërat që janë të ndaluara t’i merrni me vete, janë: mjetet e mprehta, ushqime dhe pije, produkte kozmetike, substanca ilegale dhe shkrepëse.

Instagram/ SunnyhillFestival

Motoja e festivalit “SET ME FREE” ose në gjuhën shqipe “MË LËR TË LIRË”

Motoja e këtij viti do të jetë liberalizimi i vizitave për kosovarët.

May be an image of text that says '#SET FREE #VisaFreeKosovo SUNNY HILL FESTIVAL REPUBLIKA COMMUNICATIONS'
#SETMEFREE

“Sunny Hill Festival ju fton të thërritni me zë të lartë #SETMEFREE për një #KosovëmeViza!

Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u çliruar”, thuhet në faqen zyrtare të Sunny Hill Festival.

Abora.ch

Marketing