Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, është bërë së fundmi nënë për herë të parë.

Marketing

Ajo dhe partneri, Adis Patushi, kanë mirëpritur në jetë bekimin e tyre, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Theo Mal.

Vetë Fifi e ndau këtë lajm të bukur në rrjete sociale, nëpërmjet një fotoje ku tregonte këmbën e bebushit dhe emrin e tij.

Pak orë më parë, këngëtarja është pritur në shtëpi së bashku me të birin dhe siç e do zakoni, për ta është bërë një mikpritje e ngrohtë.

Një tortë e bukur e ka pritur Fifin dhe të voglin.

Jetë të gjatë djalit të Fifit dhe Adisit!

Marketing