Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA do të bëjë ndryshime drastike nga Kampionati Botëror i vitit 2026 në Amerikën e Veriut.

Marketing

FIFA në mbledhjen që do të mbajë këtë të enjte, synon që të miraton vendimin që t’i rrisë ndeshjet nga 64 në 104 – në vend të 80 ndeshjeve sa ishin planifikuar më parë – vendimi pritet të merret në një takim të këshillit drejtues në Kigali, Ruandë.

Më shumë ndeshje e ndihmon FIFA-n të ndjekë objektivin e saj prej më shumë se 9 miliardë paund të ardhurash, por gjithashtu zgjidh çështjet e formatit të ngjarjes që bashkëorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

FIFA tashmë kishte rënë dakord të zgjeronte turneun nga 32 në 48 ekipe.

Në vend të 16 grupeve me tre ekipe, do të jenë 12 grupe secili me katër vende, raporton Skynews.

Dy skuadrat e para do të kalojnë në raundin e 32-të me tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë.

Kjo do të thotë se skuadrat që arrijnë në finale tani do të duhet të luajnë tetë ndeshje, në vend të shtatë të luajtura nga finalistët e Katarit 2022 – Argjentina dhe Franca.

Finalja në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet më 19 korrik 2026.

Marketing