Në veri të Mitrovicës, serbë të shumta kanë ndalë në këmbë e me vetura, me flamuj të Serbisë e armë, për të festuar fitoren e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij, në zgjedhjet presidenciale e paralamentare që u mbajtën të dielën.

Marketing

Në disa video që ka siguruar koha nga “festa” e serbëve në veri të Mitrovicës, shihet se si një person nga vetura nxjerr armën AK-47 dhe shtie me të.

Gjatë këti organizimi që zgjati deri në orët e vona, serbët mbanin edhe flamuj serbë dhe bomba tymosëse.

Policia e Kosovës nuk ka njoftuar për ndonjë arrestim në lidhje me të shtënat në veri të Mitrovicës.

Sipas rezultateve të deritashme, Vuçiqi ka fituar garën për president të Serbisë, ndërkohë partia e tij, ajo Progresive Serbe, ka fituar më së shumti mandate në parlamentin me 250 ulëse.Rezultatet preliminare pritet të dalin sot./albora.ch/

Marketing