Dhuna seksuale cilësohet si njëra prej krimeve më të rënda, por në anën tjetër edhe më pak të raportuara në vend.

Marketing

Dhunë kjo që  nuk pyet moshë e as gjini, e në kuadër të kësaj trauma që vjen pas kësaj është mjaft e madhe.

Me historitë e trishta të shumë viktimave të dhunës seksuale, përballet mjekja ligjore, Bergita Curri, që nga viti 2005.

Deri në muajin gusht të këtij viti, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë janë kryer dhjetëra ekzaminime të viktimave të dhunës seksuale, në mesin e tyre gjashtë meshkuj, derisa më të rrezikuarit nga dhuna seksuale po del të jenë personat e nën moshën 16 vjeç.

“Deri më 31 gusht 2022 janë kryer 64 ekzaminime klinike mjeko-ligjore nga to 58 kanë qenë femra dhe 6 kanë qenë meshkuj. Do të thotë në përgjithësi është ky raporti meshkuj femra shumë dispropocional. Grupmosha më e shpeshtë është akoma vazhdon që të jetë grupmosha 11-16 vjeç, fatkeqësisht ndër vite siç po i përcjellim statistikat numri i rasteve mund të ndryshojë më pak apo më shumë por përfshirja e grupmoshave 11-16 vjeç po mbetet konstante dhe nga viti në vit vazhdon me qenë shumë shqetësuese për ne… Në këtë vit në përqindje deri në gusht 70.3 për qind e rasteve të ekzaminuara kanë qenë nën moshën 16 vjeç dhe kjo me të vërtetë është një shqetësim i madh të cilin unë nuk po e shoh që po adresohet nga të gjitha institucionet në mënyrë serioze sepse këtu duhet të ndërhyhet në shumë nivele dhe nga shumë institucione”, ka thënë ajo për emisionin “Shenjë”.

Kryerësit e dhunës seksuale po del të mos kenë limit moshe. Kjo ka bërë që gjatë vitit 2022 të regjistrohet edhe një viktimë nën moshën 10 vjeçare.

“Po, ne në statistikat e vitit 2022 e kemi parë që është një rast nën moshën 10 vjeçare pastaj ka edhe nga 17 deri në 20 i kemi deri deri në 40 e mbi. Ajo që vlen ndoshta të ceket që vitet e fundit kjo mosha e shtyer shkon duke rënë. Në statistikat e viteve prej viti 2015-2017 ka edhe viktima që kanë qenë mbi moshën 60 vjeçare ndërkaq në vitet e fundit nuk kemi viktima shumë që janë mbi moshën 40 vjeçare. Kështu që kjo mosha e shtyer po shkon duke rënë, por trendi i rasteve të moshave të mitura gjerësisht të moshave 1-16 vjen që vazhdon të mbetet i njëjtë dhe vazhdon të jetë shqetësues”, u shpreh ajo.

Derisa për dhunuesit nuk ka rëndësi mosha, shtëpia e dhunues apo viktimës është vendi më i shpesh ku kryet ky krim.

“Në vitet paraprake na ka interesuar me ditë cilat janë vendet ku ndodh më së shpeshti dhuna seksuale për faktin se e kishim grupmoshat shumë të re dhe ishte grupmosha që ishte shkollore kryesisht është grupmosha e fëmijëve që shkojnë në shkollë. Për habinë tonë në shkollë brenda një viti ndodhë me ndodhë një ose dy raste hiq më shumë numri më i madh i rasteve ndodhin në shtëpi çoftë në shtëpinë e viktimës çoftë në shtëpinë e dhunuesit. Mandej ndodhin nëpër motele dhe më pak në vendet e tjera domethënë në ndonjë pyll është më pak ajo që ndodh më së shpeshti statistikë prej asaj që na kanë tregu viktimat del se shtëpitë janë vendet ku më së shpeshti kryhen rastet e dhunës seksuale”, ka thënë ajo.

Vajzat janë ato të cilat konsiderohen si më të rrezikuarat për të qenë pre e viktimës seksuale, ku sipas saj ato dhunohen vetëm për faktin se janë gra dhe jo për arsye të veshjeve të tyre.

“Ajo që kisha dashtë me cek edhe me theksu gjithmonë është që nuk ka tek rastet e dhunës seksuale nuk ka aspak ndikim veshja e vajzave, nuk ka aspak ndikim statusi as kush është ajo vajzë thjeshtë për faktin që është vajzë ajo do të bëhet pre e një sulmi nga një dhurues apo tendencës për ta dhunuar. Atë paragjykimin që e kanë në popull që veshja do të ndikojë sinqerisht nga përvoja që nuk ka asnjë lidhje sepse ne kemi pas vajza me mbulues të cilat kanë qenë cak i sulmeve apo dhunës seksuale. Prandaj këto janë thjesht paragjykime të cilat nuk kanë të bëjnë me realitetin, vajzat janë viktima të dhunës seksuale pikërisht për faktin se janë vajza apo gra”, ka shtuar ajo.

E, të gjitha këto viktima të dhunës seksuale, fati përballë me procedura për të vërtetuar ngjarjen e rëndë të përjetuar.

Këto procedura që këta njerëz duhet t’i kalojnë mund të jenë rënduese për ta.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore sipas detyrës zyrtare kryen ekzaminimin e të gjitha rasteve të dhunës seksuale vetëm me urdhëresë nga prokurori apo nga gjykata përkatëse. Në rastin kur policia e sjellë vitkimën së bashku me urdhëresën ne e bëjmë ekzaminimin e tyre çofshin ata të moshave të mitura apo të rritur qofshin meshkuj apo femra ne e kryejmë ekzaminimin varësisht nga historiku që e tregon viktima dhe nga specifikat e rastit dhe më pas ne procedojmë e bëjmë ekzaminimin e tërësishëm të trupit të viktimës. Njëkohësisht e bëjmë edhe mbledhjen e provave aty ku e konsiderojmë që mund të jenë provat apo gjurmët e kontaktit të viktimës me të dyshuarin dhe i marrim ato dhe i dërgojmë ato në Agjencionin Kosovarë për Forenzikë ku pastaj analizohen dhe tentojnë që të identifikohet kryerësi i veprës penale”, tha ai.

Ekzaminimi i viktimave të dhunës seksuale ndonjëherë është mjaftë i vështirë pasi që viktimat pësojnë çrregullime emocionale.

Ajo flet edhe për sigurimin e provave të cilat merren konkretisht në vendet ku ka  mundur të ketë pjesë biologjike të tij.

“Ekzaminimi minimalisht zgjat një orë por mund të zgjat edhe më shumë domethënë nga një orë deri në dy por varësisht nga specifikat e rastit nga mosha dhe shumë faktorë të tjerë pro zakonisht për një orë kryhet… Zakonisht procedura e marrjes së provave është procedurë shumë e thjeshtë nuk ka ndonjë kompleksitet dhe nuk është e mundimshme ose e dhimbshme për viktimën. Nuk ka asnjë dëshmi që ne i marrim dhe që është ifanzive t’i themi apo që është e dhimbshme për të, nëse ka nevojë të merret gjaku në raste të veçanta ne kërkojmë urdhëresë të veçantë nga prokurori, domethënë nëse kërkohet të merret mostër e gjakut me u shpu vena ose me u shpu trupi i viktimës atëherë duhet me kërku urdhëresë të veçantë. Ato mostra i thajmë dhe i paketojmë shumnjohen në mënyrën e duhur dhe policisë i dorëzohen me zinxhirë të ruajtur policia e dërgon n Agjencionin Kosovarë për Forenzikë me një urdhëresë tjetër të cilën e lëshon prokurori për ekzaminim të atyre provave”, ka thënë ajo.

Deri sa flet për ndjesinë e viktimave , sipas saj ato bartin ndjenjën e fajin mbi vete, derisa në këto raste nga  mjekja ligjore nuk mungojnë asnjëherë as këshillat.

“Një prej ndjenjave më të shpeshta të cilën viktimat e bartin me vete është ndjesia e fajit prandaj unë mundohem që t’iu them që dhe t’iu theksoj disa herë që nuk është faji i tyre ajo çfarë ka ndodhë nuk është asnjëherë faji i tyre dhe asnjëherë faji i asaj që çfarë kanë pasur vesh apo në çfarë rrethana janë gjendur natën apo ditën apo kur ka ndodhur rasti dhe kjo është do të thotë fjalia që më së shpeshti iu them që nuk duet të mendojnë se është faji i tyre dhe nuk duhet t’ia lejojnë askujt t’i bindin që është faji i tyre sepse nuk është”, ka deklaruar ajo.

Traumat dhe shqetësimet emocionale gjatë një ekzaminimi  të viktimës së dhunës seksuale nuk kanë mbarim.

Viktimat e dhunës seksuale dërgohen në institut në gjendje të rënduar psikologjike, të frikësuar dhe me ndjenjë të fajit.

“Ajo që i bashkon të gjitha viktimat e dhunës seksuale pa dallim është shqetësimi emocional apo gjendja e ngarkuar emocionale edhe stresi të cilin e krijon dhuna seksuale. Është e padiskutueshme besoj që nuk ka nevojë për ta shpjeguar arsyen sepse tek rastet e dhunës seksuale cenohet integriteti seksual që është pjesa më intime e një personi, dhe kur personi e humb kontrollin mbi pjesën më intime të qenies së tij sigurisht që edhe trauma do të jetë shumë më e madhe. Mendoj si institucione duhet të bëjmë shumë më shumë në mënyrë që ta trajtojmë këtë çështje sepse sado që kodi penal e ka parapa dënimet më të mëdha për pikërisht të dëmit më të madh që i krijohet viktimës që janë në moshën e mitur. Ne si institucione nuk është që kemi zhvilluar as qasje më të avancuar për këto viktima por as trajtim apo mënyrë të duhur të marruarit të trajtimit të këtyre viktimave dhe familjeve të tyre”, ka thënë ajo.

Dhimbja shpirtërore që kanë këta persona është e madhe, ku ajo dhimbje i ka dërguar edhe në aktin më të tmerrshëm e që është vetëvrasja.

“Ka pasur persona që janë deklaruar që nëse kuptohet ose del bëhet publik fakti që jam dhunuar unë do të bë vetëvrasje dhe në ato raste për mua kanë qenë rastet më të vështira për faktin se personi që deklaron një gjë të tillë si mjek e dinë që ajo nuk është deklaratë për tu neglizhuar dhe kur si mjek e dinë seriozitetin e kësaj deklarate dhe nuk e ke një institucion ku mund ta referosh viktimën dhe të jesh i sigurt që viktima do të marrë trajtimin e duhur është shumë e vështirë. Është shumë e lehtë ndoshta njerëzit të mendojnë se thjeshtë i thua viktimës shko tek psikiatri dhe psikiatri forenzik ose shko. Për viktimën me shkuar  e iu qas një institucioni publik ku ka edhe të sëmurë me çrregullime mendore nuk është shumë e thjeshtë. Kështu që ne në ato situata gjendemi në një mëdyshje shumë të madhe, por në anën tjetër ka pasur edhe shumë raste të tjera të cilat janë zbuluar ose janë raportuar tek pasi viktima ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe kur e kanë dërguar në spital ose në ndonjë institucion e kanë pyet se çfarë ka ndodhur ajo ka treguar se personi x ose y më ka dhunuar edhe unë nuk dua më të jetojë dhe ka treguar ngjarjen dhe tek më pas viktima ka ardhur për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore”, ka thënë ajo.

Derisa, ky institut tenton të bëjë më të mirën për trajtimin e mjaftueshëm të viktimave të dhunës seksuale , pakënaqësia më e madhe e mjekës ligjore mbetet mungesa e  përkrahjes institucionale për viktimat e dhunës seksuale.

Instituti i Mjekësisë Ligjore që nga viti 2019 ka bërë kërkesë në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë për krijimin e shërbimeve të specializuara për mbështetje psikologjike për viktimat e dhunës seksuale, por që  deri sot nuk kanë marrë përgjigje.

“Fatkeqësisht duhet ta them sepse përtej asaj se kush jemi ne si persona kur jemi si zyrtarë e kemi një lloj përgjegjësie dhe ne e kemi bërë si instituti i mjekësisë ligjore edhe pse nuk është në mandatin tonë e kemi mundur mos ta bëjmë asnjëherë e kemi bërë një kërkesë zyrtarisht tek ministra e shëndetësisë diku në vitin 2019 kurrë nuk kemi marrë përgjigje për këtë gjë, kemi kërkuar që të krijohen shërbime të specializuara për mbështetje psikologjike të viktimave të dhunës seksuale dhe kurrë asnjë përgjigje nuk e kemi marrë. Kështu që përkundër se sa profesionistë të caktuar mund të jenë me vullnetin dhe dëshirën e mirë për të ndihmuar këto viktima pa u alogu mjetet e nevojshme buxhetore dhe hapësira dhe stafi nuk mund të ofrojmë një zgjidhje e cila është zgjidhje e duhur dhe e merituar për viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë ajo.

Mjekët bëjnë të pamundurën që të evidentohen shenjat e traumave, por edhe dëmet që ata përjetojnë gjatë asaj periudhe.

“Fatkeqësisht ne si institut i mjekësisë ligjore nuk kemi akoma kapacitete për të trajtuar pjesën psikologjike të viktimës, në si mjek tentojmë që të bëjmë me aq sa ne kemi njohuri dhe kemi mundësi të detektojmë apo të evidentojmë shenjat e traumës apo dëmtimit psikologjik që është bërë tek viktima dhe këto t’i dokumentojmë tek raport për ekzaminimin tek pjesa e përgjithshme ne tentojmë përveç dëmtimeve lëndimeve ndonjë plagë, ndonjë  dëm fizik që është i dukshëm me sy të evidentojmë edhe ato shenjat e dëmit psikologjik të shkaktuar tek viktima. Por një gjë e tillë do të duhej të kërkohej në mënyrë më specifike nga psikologu thjesht prokuroria të lëshojë një urdhër për ekzaminim psikologjik dhe jo domosdoshërisht  psikiatrik të viktimës”, ka thënë ajo.

E, në Kosovë mungon një institucion që merret me traumat e kësaj kategori të shoqërisë, edhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore.

“Problemi është tek parandalimi mendoj unë dhe po ashtu është problemi mendoj unë se çka ndodhë me viktimat pasi të përfundon procedura penale sepse trauma e tyre nuk përfundon as me aktgjykimin e as me përfundimin e procedurës penale. Trauma e tyre do të vazhdojë ndoshta edhe përgjithmonë po ne ende nuk kemi institucione  të cilat merren në mënyrë aktive me këto viktima nuk kemi një institucion referues për këto viktima dhe në praktikisht pas përfundimit të procedurës penale sado e keqe dhe ndoshta me defekte që mund të jetë”, ka treguar ajo.

Kjo bën që pas ekzaminimit nga mjekësia ligjore, të gjitha viktimat e dhunës seksuale të mbesin në mëshirën e fatit.

Marketing