Falimentimi i Rusisë është vetëm çështje kohe dhe me këtë luftë, presidenti rus Vladimir Putin po shkatërron shtetin e tij dhe të ardhmen e popullit të tij.

Marketing

Kështu deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ajo tha se sanksionet depërtojnë çdo javë më thellë në ekonominë ruse dhe se eksportet drejt Rusisë ranë me 70%.

“700 avionë rusë kanë humbur licencat e tyre për shkak të mungesës së pjesëve rezervë dhe përditësimeve të softuerit. Qindra kompani të mëdha dhe mijëra ekspertë po i kthejnë shpinën atij vendi. Sipas parashikimeve aktuale, produkti i brendshëm bruto i Rusisë do të bjerë me 11 për qind.” ajo tha.

E pyetur për përgatitjet për futjen e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, Von der Layen tha se BE-ja vazhdon të monitorojë sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, e cila e vetme përbën 37% të sektorit bankar rus, por që, natyrisht, ka probleme me energjinë.

Duke vënë në dukje se vendet e BE-së i paguajnë Rusisë 450 milionë euro çdo ditë vetëm për dërgesat e naftës, ajo deklaroi se qëllimi kryesor është të ulin të ardhurat e Putinit.

“Por nafta tregtohet në nivel global. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që Putin të vendosë çmime edhe më të larta në tregje të tjera… Kjo është arsyeja pse ne aktualisht po zhvillojmë mekanizma inteligjentë në mënyrë që nafta të përfshihet në hapin e ardhshëm të sanksioneve.” theksoi ajo.

Marketing