Mediat e huaja raportojnë se forcat e ushtrisë austriake u detyruan të kryenin një evakuim mjekësor urgjent nga Kosova, pasi që një ushtar i NATO-s ishte i sëmurë rëndë me koronavirus.

Marketing

Evakuimi u bë përmes një avioni C-130 “Hercules”, të shtunën në ora 18:00.

“Është ndjenjë e mirë të kuptosh se jemi në gjendje të sjellim menjëherë në shtëpi në Austri njerëz, të cilët nuk mund të marrin kujdesin e duhur mjekësor gjatë një sëmundje jashtë vendit. Unë do të doja t’i falënderoja shprehimisht ata që u përfshinë në fushatën e evakuimit për angazhimin e tyre. Ushtarit të sëmurë i uroj shërim të shpejtë”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner./albora.ch/

Marketing