E gjithë Spanja është në gatishmëri të lartë pasi një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta dhe shi të dendur duke shkaktuar përmbytje të fuqishme.

Marketing

Një burrë 80-vjeçar ka humbur jetën trupi i të cilit u zbulua në portin e qytetit bask Bermeo. Në qytetin e afërt Sondika, shërbimet e urgjencës shpëtuan një autobus plot me fëmijë i cili kishte mbetur i bllokuar në një rrugë. Stuhia, e quajtur Fein do të vazhdojë deri të premten, sipas shërbimit meteorologjik spanjoll AEMET.

Me hyrjen e një mase ajrore arktike, temperaturat pritet të arrijnë pikën më të ulët. Rajonet në Spanjën veriore kanë filluar të aktivizojnë protokollet e përmbytjeve pasi disa lumenj janë mbi nivelet mesatare.. Ndërkohë, pothuajse i gjithë vendi është nën vëzhgim ose paralajmërim për erëra të forta që parashikohen të arrijnë mbi 100 kilometra në orë.

Shumica e rajoneve bregdetare të Spanjës janë gjithashtu në gatishmëri për valë të mëdha. Në Galicia, dallgët pritet të arrijnë deri në nëntë metra. Shkollat ​​dhe kolegjet në qytet Kanë pezulluar mësimin për shkak të përmbytjeve, raportojnë mediat lokale.

Ndërkaq në anën tjetër dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë Austrinë dhe Kroacinë. Pas një fillimi të ngrohtë të dimrit në Kroaci, dëbora e parë ka rënë në rajonet Lika dhe Gorski. Moti i keq ka krijuar probleme në disa rrugë dhe autostrada me përmbytje në disa vende dhe dëborë në rajonet malore, ku janë regjistruar edhe rrëshqitje toke. Ndërkohë, në jug të Austrisë, dëbora e dendur ka shkaktuar aksidente të shumta rrugore, probleme me trafikun dhe ndërprerje të furnizimit me energji.

Dëbora e madhe ka shkaktuar probleme në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbyllje të rrugëve. Met Office lëshoi ​​një numër paralajmërimesh për mot të keq në pjesë të Skocisë lindore e cila do të goditet më rëndë. Paralajmërimet për borë dhe akull janë në fuqi për Uellsin, Devon ,Cornëall,Ëest Midlands, veri-perëndim, Skocinë jugperëndimore dhe Irlandën e Veriut .

Ndërkaq një autobus dykatësh në Angli u përmbys duke plagosur dhjetëra persona. Mjeti me 71 pasagjerë, u aksidentua që sipas autoriteteve dyshohet të jetë nxitur edhe nga ngricat në rrugë.

Marketing