Është 27 vjeç, por duket si 12.

Marketing

Ky është “problemi” që i ka vështirësuar  jetën një 27-vjeçari në Kinë, i cili thotë se nuk mund të gjejë punë, pasi në pamje duket si fëmijë.

Mao Sheng, 27 vjeç thotë se ka shkuar në shumë intervista pune dhe se është refuzuar shumë herë, kjo për shkak se duket si 12-vjeçar.

Ai thotë se ka dëshirë dhe vullnet të madh për të punuar, por pamja e jashtme i është bërë pengesë për tu fituar pavarësi financiare, shkruan The Mirror.

Mao beson se kjo ndodh për shkak se ai duket shumë më i ri se sa është.

Për këtë arsye ai e hapi një llogari në Tik Tok për të ndarë historinë e tij me një publik më të gjerë.

Për fat të mirë, një punëdhënës e pa videon pasi ajo u shpërnda nga mediet lokale në Dongguan të Kinës, dhe tani Mao më në fund ka gjetur një punë.

Sipas medieve vendase, shumë njerëz të afërt me Mao-n thonë se në të vërtetë ai duket si  një 10 vjeçar.

Por Mao  insiston se dukja e tij prej një personi aq të ri nuk është një dhunti, teksa punëdhënësit asnjëherë nuk e besojnë atë për moshën e tij të vërtetë dhe dyshojnë se ai është një agjent qeveritar, i cili përdoret nga ata për të zbuluar kompanitë të cilat abuzojnë me rregullat mbi punën e fëmijëve.

Marketing