Peshëngritësi Erkand Qerimaj i ka dhuruar Shqipërisë një medalje të argjendtë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, event që po zhvillohet në Algjeri. Në peshën 73kg, shkodrani mori medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes.

Marketing

Një medalje e ardhur mes shumë drithërimave, pasi Qerimaj dështoi të ngrejë në dy provat e para 148kg. Në provën e tretë ai realizon me sukses 149kg. Gjithsesi, dy nga tri gjyqtarët e quajtën provën si të parregullt, duke sjellë polemika dhe tension të situatës.

Peshëngritësi, trajneri i tij dhe stafi kuqezi kërkojnë që prova të quhet e rregullt dhe pasi shihjen pamjet televizive, ajo konsiderohet si e tillë. Menjëherë nis festa kuqezi, që i gëzohen një tjetër medalje në këtë event, e katërta pas dy të artave dhe një të bronztë.

Në stilin e shtytjes Qerimaj nuk ka garuar për shkak të disa problemeve fizike, që e penguan edhe në stilin e mëparshëm. Gjithsesi, një medalje e rëndësishme për Shqipërinë, që konfirmon peshëngritjen si një nga sportet elitare, duke mops zhgënjyer as në këto Mesdhetare.

Marketing