Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan (68) dhe kolegu i tij rus Vladimir Putin (69) folën sërish për luftën në Ukrainë dhe ranë dakord për kontakte të mëtejshme. 

Marketing

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, shkruan blick, Erdogan bëri thirrje edhe një herë për armëpushim dhe krijimin e korridoreve efektive humanitare. 

Ai gjithashtu e ftoi Putinin në një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky (44) në Turqi.

Sipas Kremlinit, Putin informoi për ecurinë e negociatave ndërmjet përfaqësuesve rusë dhe ukrainas për zgjidhjen e konfliktit. Putin diskutoi me Erdoganin aspekte të ndryshme të zhvillimit të situatës në Ukrainë rreth “operacionit ushtarak për të mbrojtur Donbass”. 

Moska kohët e fundit falënderoi Ankaranë në mënyrë të përsëritur që Turqia nuk iu bashkua Perëndimit në sanksione kundër Rusisë. Presidentët shkëmbyen mendime edhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të tyre tregtare dhe ekonomike. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing