Era Istrefi feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shumë e suksesshme mbush 28 vite jetë.

Marketing

Ajo ka ndarë disa fotografi në Instagram, krahas së cilave ka shkruar: “28. Duke bërë atë që dua”.

Nuk kanë munguar as urimet nga yjet e famshëm të skenës shqiptare.

Kujtojmë që Era u rikthye fuqishëm në tregun shqiptar me “Bebe”.

Kënga ishte një surprizë për fansat, të cilët e prisnin me padurim rikthimin në muzikë pas një pauze të gjatë. Një muaj më parë publikoi këngën me titull ” TKRKT”.

Marketing