Zvicra mbetet ende pas vendeve të tjera evropiane kur bëhet fjalë për prodhimin e energjisë diellore dhe të erës.

Marketing

Sondazhi i fundit nga Fondacioni privat Zviceran i Energjisë– një organizatë që shtyn për energji të qëndrueshme – e gjeti Zvicrën në pozicionin 23.

Danimarka dhe Suedia mbeten prodhuesit kryesorë të energjisë diellore dhe të erës për kokë, tha fondacioni të martën.

Vetëm Hungaria, Republika Çeke, Sllovenia, Sllovakia dhe Letonia dolën më keq se Zvicra në krahasim.

Më pak se 6% e konsumit të energjisë në Zvicër vjen nga burimet e qëndrueshme të energjisë dhe veçanërisht projektet për ndërtimin e turbinave me erë përballen me kundërshtime të vazhdueshme.

Në krahasim, Danimarka prodhoi rreth 53% të energjisë elektrike të saj me energji të rinovueshme vitin e kaluar.

Fondacioni i bëri thirrje parlamentit të shtyjë përpara legjislacionin që synon të nxisë prodhimin e qëndrueshëm të energjisë. Ai tha se nevojiteshin përpjekje për të promovuar instalime të mëdha të paneleve diellore me garanci financiare dhe ndihmë të tjera shtetërore.

Marketing