Nxënësja e klasës së katërt e cila është me sindromin Down, Ëmbla Ademi nga Gostivari, i është rikthyer procesit mësimor në shkollën ‘Bashkimi’.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Albora.ch.
“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.
Kujtojmë se prindërit e nxënësve të kësaj shkolle kishin bërë një peticion për të bojkotuar mësimin, nën pretekstin se Ëmbla është agresive me nxënësit e tjerë./albora.ch/