Një prej njerëzve më të pasur të botës, i cili së fundi ia ka mësyrë edhe blerjes së rrjetit social “twitter”, Elon Musk, ka risjellë në profilin e tij zyrtar të dhënat për shkallën e lindshmërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Musk thotë se niveli i lindjeve është më i ulëti në 50 vjet.

Ai tutje shkruan se dy vitet e fundit kanë qenë një “fatkeqësi demografike” për SHBA-në.https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=56373631&v=2.1&guid=b95a7874df6f4a29b99da54b2410bce8de2bc9ecd768444f924851e8304c13d7

Derisa në komentet e mëhershme, Musk ka treguar se shumica e njerëzve që i njeh s’kanë fëmijë fare ose e kanë vetëm një. Musk thotë se sa më i pasur dikush aq më pak fëmijë ka.

“Ndryshe nga sa mendojnë shumë, sa më i pasur të jetë dikush, aq më pak fëmijë kanë.Unë jam një përjashtim i rrallë. Shumica e njerëzve që njoh kanë zero ose një fëmijë”, ka shkruar Musk në një koment të mëhershëm.

Image
Marketing