Gjykata italiane e Arezzos ka lënë të lirë 53 vjeçarin italian, Sando Mungai i cili vrau 59 vjeçarin shqiptar Gëzim Dodoli në mbrëmjen e 5 janarit. Gjyqtari që heton ngjarjen vlerësoi se nuk kishte rrezik për manipulimin e provave apo për arratisjen e 53 vjeçarit.

Marketing

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 5 janarit, kur Gëzim Dodoli, ka tentuar të sulmojë me eskavator, shtëpinë ku banonte, Sandro Mungai dhe familjarët e tij.

Sandro Mungai me një armë zjarri ka qëlluar 5 herë drejt shqiptarit duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

Autori ka dalë në dritaren e shtëpisë së tij dhe prej atyr ka qëlluar ndaj viktimës.

Në vendngjarje janë gjetur arma dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje u sekuestruan.

Marketing