Presidenti kolumbian Ivan Duque e krahasoi atë me mbretin famëkeq të drogës Pablo Escobar

Marketing

Një nga bosët e drogës më të kërkuar në botë dhe lideri i Klanit të Gjirit Kolumbian (Clan del Golfo), Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku për të është lëshuar një urdhër arresti për akuzat e kontrabandës së drogës.

Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e Kolumbisë miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara dhe presidenti kolumbian Ivan Duque tha gjatë ekstradimit të tij se Otoniel ishte një nga kontrabandistët më të rrezikshëm në botë.

Ai e krahasoi atë me mbretin famëkeq të drogës Pablo Escobar.

“Ky ekstradim tregon se askush nuk është mbi shtetin kolumbian,” tha Duque, duke akuzuar Otoniel për vrasjen e civilëve dhe oficerëve të policisë.

Sipas autoriteteve kolumbiane, Klani i Gjirit kontrabandonte nga 180 deri në 200 tonë kokainë në vit.

Foto: Twitter

Marketing