Disa njerëz kanë nevojë për më shumë gjumë, disa për më pak. Është krejtësisht individuale, mirëpo varet edhe nga gjenetika

Marketing

Eksperti i gjumit dr. Michael Breus, për Business Insider tregon mënyrën se si të zbulojnë vetë se sa ka nevojë trupi ynë për gjumë.

Nga çasti i zgjimit zbrisni shtatë orë e gjysmë dhe shtatë orë e gjysmë të tjera shkoni të flini gjumë. Do të thotë, nëse ngriheni në orën shtatë, shkoni të flini në orën 23:30.

Përmbajuni ritmit të këtillë shtatë deri në dhjetë ditë, në mënyrë që të mësoni trupin,  transmeton Telegrafi.

Nëse pas kësaj periudhe zgjoheni vetë, disa minuta para se të bjerë zilja e orës së kurdisur, keni gjetur dozën tuaj ideale të gjumit.

Nëse akoma zgjoheni kur bie zilja, përsëriteni procedurën, por shtoni edhe gjysmë ore, përkatësisht shtatë deri dhjetë ditët e ardhshme flini nga tetë orë.

Për shembull, nëse zgjoheni në orën 07:00, në gjumë shkoni në orën 23:00.

Mirëpo, dr. Breus thotë që kjo metodë e përcaktimit të sasisë së gjumit nuk vlen për të gjithë njerëzit.

Disa kanë probleme me gjumin, ndërsa të tjerët thjesht kanë nevojë për më shumë gjumë. Ata do duhet ta përshtatin kohën në të cilën organizmi i tyre dëshiron të fle gjumë.

Për shembull, nëse jeni ndër ata që janë aktivë gjatë natës, dr. Breus thotë të shkoni të flini gjumë pas mesnate dhe të zgjoheni më vonë.

Mëngjesi nuk do t’ju jetë produktiv, mirëpo nata po. 

Marketing