Ekipi i Kosovës ka bërë sot (e enjte) një gjest të bukur në qytetin e Oranit të Algjerisë, ku edhe do të zhvillohet edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare.

Marketing

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në shënimin e nisjes së këtyre Lojërave Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen deri më datën 6 korrik, përcjell KP.

Me arritjen e ekipit kosovar në Oran, ata tani janë sistemuar në ndërtesën e tyre, të cilën e kanë zbukuruar me flamuj të shumtë të Kosovës.

Në një fotografi të shpërndarë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ky i fundit falënderoi të gjithë ekipin për kontributin e dhënë për ta zbukuruar në mënyrë të tillë ndërtesën se ku po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar.

Në vijim është fotografia e postuar në faqen e KOK-ut në Facebook.

Foto: Facebook/KOK

Marketing