Moderatorja nga Kosova që së fundmi ishte pjesë Big Brother Vip Albania, ishte e ftuar këtë të diel në emisionin Fan Club, për të rrëfyer mbi eksperiencën e saj në atë reality show.

Marketing

Egzona qëndroi për tre javë brenda shtëpisë, ndërkohë që hyrja dhe loja e saj u diskutua mjaft shumë.

Nga jashtë u kritikua loja e saj pasi e njëjta gjatë gjithës kohës dukej se ishte “krah” i Donaldit dhe se brenda shtëpisë ishte future për t’i dhënë mbështetje dhe mesazhe atij.

Por, Egzona ka sqaruar se në BBV ka hyrë për një eksperiencë të re dhe se me Donaldin ishte më e afërt pasi ai e kishte pritur mirë.

Mes tjerash, ka pohuar se lojën e saj e ka penalizuar afrimiteti me Beatrixën dhe jo me Donaldin, por ajo ka vlerësuar njerëzillëkun.

Gjithashtu moderatorja përmendi edhe rastin kur ka shpërthyer në të qara nga reagimet e Beatrixës e cila e gjitha ishte urdhër nga ‘Vëllau i Madh’.

“Unë personalisht prej brenda nuk e kam parë si pozicionim timin përkrah Donaldit. Më ka ardhur shumë keq dhe e kam shprehur vazhdimisht që më vjen keq që po shihet kështu. Unë kur kam hyrë brenda, për mua më rrezik ka qenë të jem afër Trixës por unë nuk e kam bërë mend atë pjesë sepse e kam ndjerë që në atë moment duhet t’i rrija afër Trixës”.

“Unë e kam parë të nevojshme që Trixa është keq e kam bërë me shpirt, pa menduar pjesën që mundem të penalizohem edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa e kam njerëzillëkun, sa e kam ta bëj dikë të ndihet mirë kur e shoh që ka nevojë për dikë”, ka thënë moderatorja. /albora.ch/

Marketing