Sot në Los Angeles është mbajtur ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2022”, ku këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka zhgënjyer edhe këtë vit duke qenë se rrëmbeu dy çmime të mëdha.

Marketing

Në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale, ajo thotë se është zgjuar me lajmin se ka fituar ‘Albumin e vitit’ në zhanrin ‘dance’ me “Future Nostalgia” dhe “Levitating” është shpallur ‘Kënga e vitit’.

“Zgjohem duke parë që kam fituar ‘Albumin e vitit’ në zhanrin ‘dance’ për ‘Future Nostalgia’ dhe ‘Këngën e vitit’ me Levitating në iHeart Radio Awards ndërsa isha në skenë në të parën performancë nga e dyta që do të mbahet në Los Angeles. Faleminderit shumë”, tha ajo.

Ky eveniment madhështor u zhvillua në Shrine Auditorium në Los Angeles.

Dua disa ditë më parë solli edhe këngën e re “Sweetest Pie” në bashkëpunim me Megan Thee Stallion. /albora.ch/

Marketing