Eda Sejdiu jeton në Zvicër, por ka prejardhje nga Gjilani.

Eda është një këngëtare e re shqiptare që pritet të bëj bum në skenën e muzikës.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin Fol Shqip Show, ku ka promovuar këngën e saj më të re.
Eda këngën e ka shoqëruar me videoklip.
Eda ka shpjeguar se fillimit e ka nisur muzikën duke bërë kovera, të cilat i ka publikuar në rrjetet e saj sociale.

“Gjithmonë kam bërë kovera dhe i kam postuar në Youtube dhe në Instagram, por kam qenë shumë e ngarkuar me shkollë, e kam kryer njëherë zanatin. Tash e kam dit që është koha për me publiku edhe këngën time, e jo veç me bë kovera”, është shprehur ajo.
Më tej, ajo ka treguar se këngën e ka shkruar nga Arsim Bunjaku, si dhe muzikën e ka punuar ky i fundit, kurse Florent Bushnjaku e ka bërë orkestrimin.
Ajo ka treguar se ka 10 vite që këndon, ndërkaq ka tri vite është duke u marr në mënyrë profesionale.
“Nga ana e nënës kanë bërë gjithmonë muzikë. Nëna ka bërë muzikë, ka luajtur në instrumente, si piano“, ka cekur ajo
Qëllimi i saj është me u bë këngëtare e njohur.

“Shpresoj që kam me u marr me muzikë 100%, deri tash nuk mundem me u marr vetëm me muzikë.
Në fillim kam kënduar vetëm anglisht, por tash kam filluar me këngë shqip”, ka thënë ajo.
Eda ka paralajmëruar se verës do ta publikojë këngën e dytë.