Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në rrugën “Shote Galica”, në Gjakovë, dje në orët e pasdites, ku një 14-vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Marketing

E mitura deshi t’i jap fund jetës duke konsumuar sasi të madhe të medikamente, që për pasojë ia përkeqësuan gjendjen dhe përfundoi e shtrirë në spital.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se vajza është dërguar nga familjarët në këtë qendër, teksa spitali e ka njoftuar edhe Policinë.

Një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga e mitura, ku u kuptua se motivi i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e saj me të vëllanë.

Vajza po vazhdon trajtimin në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Marketing