Shqiptarët dhe jo vetëm kanë provuar metoda të ndryshme për tju shmangur arrestimit nga policia.

Marketing

Etmont Lika që punonte si mirëmbajtës në një fermë kanabisi në Britani gjeti metodën epike për t’iu fshehur policisë. Ai tentoi të fshihej duke u ngjitur mbi çati.

Autoritetet ranë në gjurmët e shtëpisë së barit, nga një kallëzim i një bravandreqësi të zonës. Teksa po ndërronte bravat e një prone ai vuri re se ishte një fermë droge.

Policia kontrolloi pronën dhe gjeti 200 bimë kanabis që rriteshin në gjashtë dhoma që mbi gjashtë dhomat në atë që u përshkrua si “një operacion i sofistikuar”.

Lika tentoi t’i fshihej policisë duke u ngjitur në një çati, por u kap dhe u arrestua.

Lika erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet një varke përtej kanalit në shtator të vitit të kaluar, me shpresën për të fituar mundësi më të mira ekonomike. Lika tha se ka paguar 5000 euro për udhëtimin.

Marketing