Kur kujtohesh që telefoni nuk ka bateri, e vë në karikim gjatë natës dhe kur zgjohesh është i mbushur. Është diçka që të ndodh zakonisht apo jo? Çdo natë bën të njëjtin plan – telefonin gjatë gjithë natës në prizë.

Marketing

Por a i bën keq telefonit të rrijë në karikim edhe kur bateria është plotësisht e mbushur?

Përgjigjja është PO. Pra, nëse telefoni vazhdon të rrijë në karikim edhe pasi bateria është mbushur, dëmton baterinë. Dhe nuk ka rëndësi nëse je një njeri që e ndryshon telefonin çdo 2 vjet.

Telefonat Smart kanë të instaluar një bateri “të zgjuar”, që e di vetë se kur duhet ngarkuar, kështu që, pas momentit të ngarkimit nuk është më e nevojshme që bateria të rrijë e nxehtë. Po ashtu, telefonat Smart kanë një teknologji të tillë që përshpejton procesin e ngarkimit të baterisë.

Kompania Apple tregon se temperatura mbi 35 gradë celsius, mund “të dëmtojë kapacitetin e baterisë”, ndaj sa më shpejt ta heqësh nga karikimi, aq më mirë është.

Nëse do që telefoni të zgjasë më shumë se dy vjet, provo këtë truk, sugjeron Times: mbaje gjithmonë në telefon opsionin “fast charging”, duke përdorur edhe një karikues të fuqishëm./albora.ch/

Marketing