Skuadra e Mallorcas optimiste se do të mbesin pjesë e La Ligas edhe për sezonin e ardhshëm, pasi klubi synon ta mbajë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin përtej këtij sezoni.

Marketing

Mediat spanjolle raportuan të mërkurën se Mallorca po synon ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së Muriqit, të cilin e huazoi në afatin kalimtar të janarit.

Mallorca mund ta blejë kartonin e Muriqit për 13 milionë euro, por klubi fillimisht duhet ta sigurojë mbetjen në elitën e futbollit spanjoll edhe për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, te Mallorca janë shumë të kënaqur me paraqitjet e Muriqit, të cilin po e vlerësojnë si njërin prej lojtarëve kyç të trajnerit, Luis Garcia.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2025 kurse me fanellën e Mallorcas ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Tani, Mallorca pas 28 xhirove të luajtura në La Liga, zë vendin e 16-të në tabelë me 26 pikë, dy me shumë se Cadizi që është i 18-ti dhe në zonën e rënies nga elita./albora.ch/

Marketing