Në Sachseln, në kantonin Obwalden, dy persona janë goditur nga një ortek. Nga plagët e marra, 51-vjeçari dhe 31-vjeçari kanë ndërruar jetë në spital.

Marketing

Ekspertët vendas të alpinizmit të skive u nisën nga Bitzlischwand përmes Mettental në drejtim të Wandelen, por kur nuk janë kthyer në orët e vona të pasdites, të afërmit kanë kërkuar ndihmë, transmeton albora.ch.

Sipas rikonstruksioneve të para, të dy janë pushtuar nga një ortek gjatë ngjitjes. Të gjetur nga Rega dhe me helikopter të transportuar në spital, ata nuk i mbijetuan plagëve të marra./albora.ch/

Marketing