Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të COVID-19 në Shqipëri.

Marketing

Dy persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID.

Një 59-vjeçar nga Vlora dhe 93-vjeçar nga Tirana nuk arritën ta fitonin betejën me sëmundjen.

Ndërsa, nga 442 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID, 147 qytetarë.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 3,640 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

441 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.

Foto: Telegrafi

Marketing