Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Aegaleos në Greqi, pasi kishin rrëmbyer një foshnje vetëm 8 muajshe me qëllim shitjen e tij. Sipas mediave vendase, dy burrat i kishin rrëmbyer foshnjën një 31-vjeçareje me origjinë shqiptare.

Marketing

Ata kishin shkuar tek shtëpia e të resë shqiptare, ku sipas dëshmisë së saj, pasi ajo ishte futur për të bërë një dush, burrat e kishin marrë foshnjën 8 muajshe dhe ishin larguar.

Autorët janë larguar më pas drejt Metrosë së qytetit, ku dyshohet se kishin lënë takim me një grua të cilës do i shisnin fëmijën me një shumë prej 50 mijë eurosh.

Por fatmirësisht ata janë ndaluar në momentin e fundit nga dy punonjës policie bashkiakë. Efektivët i janë afruar dy burrave dhe i kanë pyetur se i kujt është fëmija.

Kjo pasi autorët kishin ngjallur dyshime duke u nisur nga mënyra se si po e trajtonin foshnjën. Ata fillimisht thanë se ishte fëmija e një mikeshës së tyre. Deklarata e tyre ka ngjallur dyshime, teksa policët bashkiakë thërritën forcat e rendit për t’i shoqëruar të rinjtë në polici.

Ata më pas deklaruan atje se kishin për qëllim ta shisnin foshnjën me një vlerë prej 50 mijë eurosh.

Marketing