Gjithçka nisi me një problem celulari, por përfundoi me kallëzim penal për vrasje të mbetur në tentativë.

Një kosovar 46 vjeçar, i cili prej 22 vitesh jeton në një fshat të Lucernit, është dashur të përgjigjet para gjykatës penale pasi akuzohet se e ka sulmuar kunatin e tij me thikë xhepi dhe i ka shkaktuar disa plagë dhe prerje në bark, krah dhe shpinë, transmeton albora.ch.

Ani pse sipas deklaratës së 46 vjeçarit, ai është viktima dhe plagët me thikë janë rezultat i vetëmbrojtjes së tij nga kunati i tij.

Marketing

Burrat, gratë e të cilëve janë motra, jetojnë në të njëjtin komunitet dhe njihen për më shumë se 20 vjet.

I pyetur për situatën familjare, paditësi tha se kunati i tij nuk e kishte pëlqyer kurrë, dhe se prirja e tij për të treguar thashetheme është e njohur për të gjithë familjen.

Ndërsa i akuzuari beson se vjehrri e ka nxitur paditësin që ta sulmojë duke i thënë se ai i  ka folur keq për paditësin.

Fatëkeqësisht nuk ka dëshmitarë të ngjarjes dhe është ende e paqartë se kujt do t’i besojnë gjyqtarët përfundimisht.

Por më shumë në rrezik është i akuzuari 46 vjeçar. Prokuroria kërkon 5.5 vjet burg dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi./albora.ch/

Marketing