Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, përveç zërit të saj njihet edhe si një femër tejet seksi.

Marketing

Së fundmi, gjatë podcast-it të saj, ka zbuluar disa sekrete që i bën në përditshmëri dhe që ka arritur të ketë një rezultat mahnitës.

Unë pi shumë ujë për lëkurën time. Marr vitamina, specifikisht Omega 3. Nuk ha pas orës 6 të pasdites. Bëj fasting dhe ndjej që më ndihmon gjithashtu shumë me lëkurën time.

Kur ha shumë vonë, trupi im nuk arrin ta tresë ushqimin mirë dhe duhet shumë kohë për ta procesuar.”- vazhdoi ajo, duke shtuar se pavarësisht rregullave kryesore që ndjek, nuk heq dorë nga ushqimet e preferuara.  

Rreth orës 8:30 të mëngjesit unë jam në Zoom duke bërë ushtrime që i drejton shoqja ime Ella Jenkin. Ushtrohem me aq sa kam mundësi, po më pëlqen t’i bëj gjërat shpejt. Një 15 minutsh intensiv para se të nis ditën më ndihmon shumë. Pastaj një dush, mëngjes dhe vazhdoj programin ditor“, tha ajo./albora.ch/

Marketing