Dua Lipa mban premtimin: këngëtarja me famë botërore do të jetë në Tiranë në 28 nëntor, për një koncert që padyshim do të ngrejë peshë fansat e saj këtu, të cilët nuk janë të paktë.
Dua e konfirmoi vetë një gjë të tillë përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip.

Marketing

“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, dëgjohet të thotë artistja.
Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”.

Investimet e shumta në fushën e infrastrukturës, krijimi i mjediseve sportive, bëri që kryebashkiaku Veliaj të merrte iniciativën për të aplikuar që kryeqyteti shqiptar të hidhte kandidaturën si “Qyteti Europian i Sportit 2023” dhe Tirana të shpallej fituese.

Marketing