Pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë funte (28.3 milionë euro) në një total prej 60 milionë funtesh (70 milionë euro), këngëtarja Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e vajzave Little Mix.

Marketing

Ndersa Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik pasi një tjetër “vit i artë” pa pasurinë e tij që thuhet se u rrit me 40 milionë funte (47.2 milionë euro), sipas listës së pasur të përpiluar nga Sunday Times Music.

Kantautori i “Suffolk”, 31 vjeç, zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë me një pasuri totale të vlerësuar prej 260 milionë funtesh (307 milionë euro), shkruan DailyMail.

Marketing