Që pas “Sunny Hill Festival” në Kosovë, Dua Lipa nuk i ka ndalur postimet e saj të shpeshta në rrjetet sociale.

Marketing

Së fundmi ylli me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një kolazh fotosh të rastësishme nga ditët e saj të fundit.

Mirëpo vëmendjen në këtë album e ka marrë një imazh ku duket Dua nudo e mbuluar me shkumë në vaskë teksa shikon nga dritarja.

Nuk është hera e parë që autorja e hitit “One Kiss” provokon me postimet e saj të nxehta, ndonëse këtë herë nuk i ka lënë vend imagjinatës.

Kjo paraqitje “hot” e këngëtares vjen disa ditë pasi u kap mat me të dashurin e saj të shumë përfolur Aron Piper në Meksikë.

Pasi u argëtuan në një klub nate, dyshja u larguan bashkë nga festa.


Thashethemet për lidhjen midis Duas dhe Aronit janë ndezur që shumë muaj më parë, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit.

Me atë rast, Piper u kap duke folur në veshin e Dua Lipës dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer. Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Élite”

Marketing