Këngëtarja Dua Lipa dha një koncert fantastik mbrëmjen e djeshme në Madrid që i përket turneut të saj “Future Nostalgia” dhe për disa orë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Marketing

Megjithatë, ajo që askush nuk e priste është ajo që ndodhi pas koncertit, pasi u pa duke u larguar nga vendi e shoqëruar nga aktori spanjoll Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix, “Elite”.

Së bashku vazhduan festën në një klub nate në Madrid, gjersa u panë duke vallëzuar e përkëdhelur me njëri-tjetrin.

Pavarësisht se Dua Lipa është një yll shumë i përfolur në muzikë, e vërteta është se Aron Piper ngre më shumë pasion brenda industrisë muzikore amerikane.

Për më tepër, në tetorin e vitit të kaluar, ai ka qenë i komentuar për një romancë dashurie me Miley Cyrus.

Kjo pasi shkëmbeu disa mesazhe në rrjete sociale e madje ia dedikoi edhe një bluzë ku shkruante: “Të dua Miley Cyrus”.

Një dekadë më parë, do të ishte e paimagjinueshme të shihje një aktor të ri spanjoll të takohej ose të bashkëvepronte me dy prej artistëve më të famshme në planet. Sot, Netflix e ka bërë këtë të mundur.

Sidoqoftë, do mbetet të shihet në vijim se si qëndron e vërteta mes tyre.

Marketing