Dua Lipa ka treguar se ishte e pakënaqur me ‘spekulimet’ se do të performonte në Kampionatin Botëror shumë të diskutueshëm. Vendimi i FIFA-s për të mbajtur Kampionatin Botëror në Katar është rrethuar nga polemika – veçanërisht në lidhje me punëtorët emigrantë dhe komunitetin LGBTQ+.

Marketing

Këngëtarja shqiptare, e cila hodhi poshtë spekulimet se do të ngjitet në skenë në Doha, deklaroi se megjithëse nuk ka asgjë kundër Katarit nuk mund të performojë pasi ‘vërtet bie ndesh me bindjet e saj’.

Nuk i bën përshtypje: Dua Lipa ka zbuluar se ishte e pakënaqur me 'spekulimet' se do të performonte në Kupën e diskutueshme botërore në Katar

Duke folur për Variety, Dua tha: “Kampionati Botëror është një mundësi vërtet unike për të kërkuar llogari nga Katari. Ata u zotuan për të drejtat e njeriut kur nënshkruan marrëveshjen për Kupën e Botës, të cilat nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme për të drejtat e punëtorëve emigrantë, të drejtat e grave, të drejtat LGBTQ+ dhe lirinë e shprehjes”.

“Çfarë mesazhi dërgon nëse këto premtime nuk do të thonë asgjë?”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare. Ylli i hitit “Neë Rules” shtoi se megjithëse nuk ka vullnet të keq kundër vendit, asaj “nuk i pëlqente të ishte mes spekulimeve se do të performonte për diçka që bie në kundërshtim me besimet e saj”.

Marketing