Kim Kardashian dhe Nicole Kidman i thanë në mënyrë shumë miqësore Dua Lipës se nëse ajo rrëzohej në pasarelë të Balenciagas të mërkurën gjatë Javës së Modës në Paris, ato do ta mbanin.

Marketing

Treshja u pa duke biseduar në prapaskenë përpara se të dilnin në pasarelë për shfaqjen e bujshme të modës.

Një video e ëmbël shihet Dua teksa thotë se shpreson që të mos ‘binte’ gjatë shfaqjes, duke bërë që Nicole dhe Kim të këmbëngulnin se do të ishin aty për ta ndihmuar.

Në klipin, të shpërndarë në llogarinë e Nicole në Instagram, këngëtarja Dua, 26 vjeç, tha: “Vetëm një këmbë para tjetrës dhe shpresoj të mos bie!”

 ”Po, do të të kap nëse e bën, të premtoj se do të vrapoj dhe do të të kap”, ka thënë Kidman.

Kim shtoi shtuar: Edhe unë do të rrëzohem.

Nicole më pas tha, “do të biem të gjithë”, përpara se Dua duke qeshur të shtonte: Do ta bëjmë!.

Secili nga yjet morën vëmendje teksa dolën në pistën e mbushur me yje të Balenciagas në Javën e Modës së Lartë në Paris.

Aktorja amerikano-australiane Nicole mahniti me një fustan argjendi vezullues me një palë doreza të zeza.

Ndërkohë, Kim kishte veshur një fustan të zi të ngushtë me një dekolte për sfilatën, të cilin e kombinoi me doreza të zeza. Ndërsa, Dua kishte veshur një fustan të verdhë me një palë geta të zeza dhe taka me majë.

Marketing