Shqiptarë të suksesshëm po tregojnë vetën në shumë vende të botës, e sidomos në Zvicër. Një rast suksesi vjen nga Mentor Bilali doktor i suksesshëm në Zvicër.

Marketing

Mentor Bilali është drejtor i gastroenterologjisë dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal, por që tashmë ka filluar të japë kontributin e tij edhe në Kosovë.

Ai gjatë kësaj jave ka qenë mysafir në emisionin e vetëm të diasporës, “Fol Shqip Show”, ku në detaje ka folur për shumë probleme apo viruse të ndryshme por edhe për sukseset e tij në fushën e mjekësisë.

Doktori i suksesshëm që nga mosha katër vjeçare jeton në Zvicër dhe për këtë ndihet tepër më fat që ka pasur një mundësi të mirë për jetë dhe shkollim.

“Gjithmonë kam dashur ta studioj mjekësinë andaj sot ndihem i lumtur për këtë, sepse gjithmonë e kam dashur njeriun dhe kam qëndruar shumë modest në këtë” ka thënë ai.

Gjate emisionit

Ai është shprehur i kënaqur që ka qenë i ftuar në Fol Shqip Show, siç tha edhe vetë Bilali “në shtëpinë e diasporës”

Po ashtu, Bilali gjatë emisionit ka treguar për jetën, si dhe për profesionin e tij.

Doktori ka treguar se ofron edhe shërbime në Kosovë. Ka treguar se një herë në javë ai gjendet në Kosovë ku edhe e presin shumë pacientë atje, derisa në kohën kur ai nuk është e ka stafin i cili kujdesët për pacientët.

Ai po ashtu ka folur edhe për virusin Covid-19, ka thënë se ky virus ende është aktiv por që është më i dobët ndoshta, por gjithsesi duhet të vaksinohen se paku më tre dozat e para.

Mentor Bilali

“Duke e pasur parasysh aspektin emocional dhe humanitar që kemi, gjithashtu kërkesën. Na kontaktojnë pacientët nga trojet shqiptare kemi marr vullnetin me shokun dhe mikun tim Florim Coculin, që së bashku e kemi hapur një ordinancë në Marigona Residence në Prishtinë, që quhet Pilatus Health”, ka thënë ai.

“Ofrohen shërbime në lamin tonë, gastrolegjisë dhe patologjisë nga ana ime dhe nga aspekti kardiologjisë nga Florimi. Që do të thotë sëmundjen e traktit të tretjes, mëlçisë, pankreasit edhe të zorrës së hollë e të trashë. Gjithashtu, në të gjitha sëmundje të zemrës ofrohen shërbime mjekësore”, ka theksuar ai.

Mentor Bilali

Derisa të ekzistojë njerëzimi do të këtë do të këtë edhe viruse andaj gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm, ka shpjeguar më pas ai.

Studimet e fundit tregojnë se maskat apo masat tjera kanë pas edhe vetitë e mira, p.sh maska e cila ka parandaluar shumë ftohjet e ndryshme stinore.

Zvicra e ka menaxhuar në mënyrë perfekte pandeminë sepse si shtet është i përgatitur mirë në aspektin shëndetësor.

Mentor Billali është njeri nder të parët mjek shqiptar në Zvicër.

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër është duke jap një kontribut të jashtëzakonshëm dhe kështu jemi duke funksionuar shumë mirë dhe kështu do ti fuqizojmë edhe më shumë lidhjet më gjithë mjekët që kështu do të mund ta japim kontributin tonë edhe në vendlindje.

Kosova ka student shumë të mirë të mjekësisë dhe ata lirisht mund të jenë në rangun më studentët e cilit do vend tjetër.

“Kam takuar studentë shumë të përkushtuar dhe të cilët janë tejet të përgatitur, por shqetësuese mbetet ikja e mjekëve nga Kosova” ka shpjeguar mjeku shqiptar në Zvicër.

Zvicra ka rreth 400 mjekë shqiptarë që punojnë e veprojnë në drejtime të ndryshme.

Për detaje të tjera mund ta shikoni videon e plotë të emisionit Fol Shqip Show.

Albora.ch

Marketing