Dy shqiptarë u arrestuan në Kroaci pasi u kapën me mbi 11 kilogramë heroinë. Sipas mediave vendase, droga ishte ndarë në 20 pako dhe ishte fshehur në një vend të modifikuar në automjetin e shqiptarëve.

Marketing

Dyshja, të moshës 30 dhe 44 vjeç, u ndaluan sapo kaluan kufirin në Karasovići të martën, rreth orës 11:30 të paradites. Autoritetet policore ushtruar kontroll në makinë me qen antidrogë dhe ishte pikërisht ky i fundit që zbuloi drogën.

Sipas mediave kroate, aktualisht autoritetet në Dubrovnik kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse ata po e transportonin heroinën nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Kjo është sasia e dytë e madhe droge në kapet në Karasovići në harkun kohor të një muaji.

Më 14 Dhjetor, autoritetet policore në bashkëpunim me ato kufitare gjetën rreth 5.4 kilogramë kokainë në një autobus me targa shqiptare, destinacioni i të cilit ishte pikërisht tregu evropian.

Në dy vjet, policia e Dubrovnikut ka sekuestruar rreth 240 kilogramë heroinë, shkruan tvklan.

Marketing