Marketing

Një dramë familjare ndodhi në kantonin e Neuchâtel, ku një burrë rrëmbeu gruan e tij dhe plagosi djalin e tij.

Rreth orës 5 policia u alarmua për një sulm me thikë në La Chaux-de-Fonds. 24 vjeçari, i plagosur në dorë nga babai i tij, informoi agjentët për rrëmbimin e mundshëm të nënës. Makina e përdorur për kapjen u gjet pranë kufirit francez, transmeton albora.ch.

Brenda u gjet 54 vjeçari, pa ndjenja dhe gruaja e tij 52 vjeçare, e plagosur rëndë, njoftoi policia dhe prokurori neokasellani. Burri, të cilin kohët e fundit e kishin ndaluar t’i afrohej gruas së tij, la një shënim në shtëpinë e saj, ku lajmëronte synimin e tij për të kryer vetëvrasje.

Gjatë operacionit, popullsia nuk u rrezikua kurrë, siguruan autoritetet. Një hetim është hapur./albora.ch/.

Marketing