Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, është ndalur në gjysmëfinale të botërorit, që po mbahet në Stamboll.

Marketing

Donjeta Sadiku (-60 kg), pësoi humbje nga Shakiyla Rashida Ellis e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në gjysmëfinalen që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror, ndërsa Donjeta do ta marr medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Donjeta ka qenë në disavantazh në rundin e parë dhe të dytë, ndërsa në rundin e tretë vetëm me nokaut mund të bënte diçka, por nuk ia doli.

Sadiku, që si juniore ka arritur suksese të mëdha, deri në gjysmëfinale arriti me tri fitore.

Donjeta ka arritur suksesin më të madh për boksin e Kosovës, që nga viti 1978 kur Mehmet Bogujevci kishte fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror, transmeton Telegrafi.

Selektori i Kosovës, Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka, ishin së bashku me Donjetën në turqi, ku pa dyshim duhet të jenë të lumtur për suksesin e madh, medaljen e bronztë që ia solli shtetit të Kosovës.

https://scontent.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/281107309_7439328226139152_7202280582657568261_n.jpg?stp=dst-jpg_s526x296&_nc_cat=103&ccb=1-6&_nc_sid=8024bb&_nc_ohc=uuauocfLA7kAX_SW2Li&_nc_ht=scontent.fprn13-1.fna&edm=AN6CN6oEAAAA&oh=00_AT-bHJY5-B68QIGUfyMkJV2sWYUj_ieXPB6N-jXTuTtAgQ&oe=6289A087
Marketing