Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë ndër më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale, por siç duket tani janë duke kaluar në një kohë krize në marrëdhënien e tyre.

Marketing

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, dyshja nuk kanë publikuar asnjë fotografi të vetme, madje në një video të publikuar nga këngëtarja kosovare e cila i këndon Donaldit brenda ambienteve të shtëpisë së famshme, ky i fundit nuk ka reaguar fare duke mos e pëlqyer videon e as bërë ndonjë koment.

Ndërsa, dyshimet u shtuan pasi dyshja mbrëmë ishin në festën e organizuar nga stafi i “Big Brother VIP”, ku pjesëmarrës ishin të gjithë ish-banorët dhe bashkëpunëtorë.

Donaldi gjatë festës së djeshme ka qëndruar vazhdimisht në tavolinë me vëllain e tij, Romeon, këngëtarin, Elgit doda dhe disa prej ish-banorëve tjerë.

Por, një detaj tjetër që ka konfirmuar në njëfarë mënyrë krizën në marrëdhënien e dyshes është se vëllai i Beatrixës, Albani ka hequr nga rrjeti social “Instagram”, Donaldin./albora.ch/

Marketing