Donald Veshaj është personazhi më i komentuar i momentit. Të gjitha mediat shkruajnë për të, që nga dalja nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Marketing

Madje, së fundmi, edhe pse aktori nuk ishte prezent, në “Post Big Brother VIP”, të gjithë folën për të. Që nga moderatorja, Arbana Osmani, e cila zbuloi se Bora ka dashur t’i fus diçka aktorit në shtëpi, Semi Jaupaj apo edhe fituesi Ilir Shaqiri.

Donaldi ka zgjedhur që të reagojë përmes një foto të publikuar në Instastory, ku në sfond është teksti një këngë me shumë kuptim.Bëhet fjalë për këngën e Eminem, “Fall”, teksti i të cilës thotë:

“Të gjithë kanë thënë se çfarë mendojnë për mua muajit e fundit. Është shumë e dukshme. Ndoshta është koha që unë të them se çfarë mendoj për ta.”

Donaldi dhe Beatrixa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Lidhja e tyre nuk arriti të përjetohet edhe jashtë mureve të shtëpisë së “BBV”. /albora.ch

Marketing