Dollari amerikan u rrit në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit kundrejt disa valutave këtë të hënë.

Marketing

Rritja erdhi pasi kryetari i Rezervës Federale në SHBA, Jerome Powell tha se normat e interesit do të mbaheshin më të larta për një kohë më gjatë për të ulur inflacionin, shkruan Reuters.

Monedha amerikane arriti rekorde të reja në Azi, teksa një 1 dollar tanimë këmbehet me 138.88 jen japonez dhe me 6.92 juan kinez.

Ndërkohë, 1 paund britanik këmbehet me 1,1658 dollarë dhe 1 euro me 0,9916 dollarë.

Normat e interesit në bonot e thesarit në SHBA u rritën gjithashtu të hënën pas komenteve të Powell.

Yield-et dyvjeçare u rritën në 3.4%, më i larti që nga fundi i 2007, ndërsa yield-et 10-vjeçare qëndruan në vlerën e 3.1%.

Marketing