Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në një aksident tragjik në Zvicër të dentistit Jetmir Morina.

Marketing

Përmes n jë postimi në rrjete sociale, Oda e Stomatologëve i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të mjekut.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshë të re në aksident trafiku të kolegut tonë Dr. Jetmir Morina.

Në këto momente të vështira për familjen Morina, Oda e Stomatologëve të Kosovës, në emër të të gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmëve, miqëve dhe gjithë atyre që njohën kolegun Morina.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, shkruan Oda e Stomatologëve të Kosovës në facebook.

Ngjarja ndodhi në autostradën A1, në Zyrih, kur 30-vjeçari, Jetmir Morina t’i jepte ndihmën e tij disa personave që ishin aksidentuar në atë zonë.

Në ato momente një makinë ka përplasur Jetmirin duke e hedhur në ajër e duke e përplasur me një makinë tjetër. Aksidenti, fatkeqësisht ishte me pasojë vdekjen e 30-vjeçarit.

Albora.ch

Marketing